Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, pas votimit ka bërë thirrje për qytetarët që të dalin në votime dhe njëkohësisht ka apeluar për respektim të rregullave dhe ligjeve të KQZ-së, në mënyrë që procesi të zhvillohet qetë dhe pa probleme.
“Bëjë apel që të respektohen rregullat dhe ligji i KQZ-së dhe rendi. Dua të ftojë edhe anëtarët e vendvotimeve që të respektojnë rregullat dhe gjithë procesi të shkojë pa asnjë problem. Uroj që të kemi një ditë të mirë dhe të qetë”, tha Radoniqi.
Ai ka folur edhe për çështjen e votimit me asistencë, duke theksuar se KQZ ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.
“Sa i përket votimit me asistencë KQZ ka ndërmarrë të gjitha hapat dhe procedurat, dhe manualin për trajnime dhe të gjitha kanë qenë të theksuar në atë manual se çka ndodhë në realitet në ditën e zgjedhjeve nëpër vendvotime atëherë mbetet nën administrimin e KKZ-së. Ne e kemi bërë të qartë se në disa vendvotime në asistencë ka qenë shumë i theksuar dhe në disa raste arsyetimi nuk ka qenë i duhur në librat e votimit, për këtë arsye kemi ngrit shqetësimin dhe shpresoj që sot këshillat e vendvotimit do të kenë kujdes. Natyrisht jo çdo kush ka të drejtë të votojë me asistencë”, theksoi ai.













































