Radiologia e vetme në QKMF-në e Prizrenit, ushtruese detyre e zëvendësdrejtorit (VIDEO)

0
470

Shërbimi i radiologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren mbulohet nga një radiologe ku kryhen rentgene bazike, eho të gjirit dhe mamografi.

Mirëpo, krahas këtyre së fundmi radiologia e vetme e këtij institucioni të kujdesit parësor ka marrë edhe një detyrë të re menaxheriale.

Më 13 dhjetor të 2022-ës, me një vendim të kryetarit, Shaqir Totaj, radiologia Shpresa Goçaj është emëruar si ushtruese detyre e zëvendësdrejtorit. Kjo me arsyetimin se çdo QKMF që numëron mbi 100 të punësuar ka edhe këtë pozitë, bazuar në Udhëzimin Administrativë për Kujdes Parësor 04/2020, njofton Klan Kosova.

Ndaj, opozita po cilëson se mbajtja e dy përgjegjësive mund të ndikojë në dëmtimin e shërbimeve dhe qytetarëve.

Sipas asamblistes nga Lëvizja Vetëvendosje, Dafina Alishani, edhe vendimi i kryetarit Totaj sa i përket emërimit, është i paligjshëm referuar udhëzimit administrativ, ngase procedurat e rekrutimit për këtë pozitë  duhet t’i zhvillojë Drejtoria e Shëndetësisë.

Alishani, po ashtu thekson se nuk e di se si do të  paguhet radiologia në fjalë për dy pozitat të cilat po i mban aktualisht.

Lidhur me këtë televizionit nuk i është përgjigjur as radiologia Shpresa Goçaj dhe as Drejtoresha e Shëndetësisë, Burbuqe Berisha, teksa as nga kabineti i kryetarit nuk dhanë përgjigje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here