Një qytetar ka raportuar një rast vjedhjeje në tregun e veturave në fshatin Landovicë të Prizrenit, shkruan 04 Online.
Sipas informacioneve, persona të panjohur i kanë vjedhur kuletën, ku ai kishte dokumente personale, përfshirë letërnjoftimin, dy kartela bankare dhe një shumë të konsiderueshme parash të gatshme.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të rikuperuar sendet e vjedhura.
“Landovicë, Prizren / 22.02.2025-12:30. Ankuesi m/k, ka raportuar se, derisa ishte në tregun e veturave persona të panjohur i kanë vjedhur kuletën në të cilën kishte dokumente personale ID, dy kartela bankare, dhe para të gatshme. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online