Qytetari që u lirua: Policët serbë na thoshin se arrestimi është politik

0
213

Njëri nga qytetarët që është liruar të enjten nga Serbia, i ndaluar në Merdar të martën, Dervish Maliqi, ka thënë se policia serbe u thoshte atyre se arrestimi ka të bëjë vetëm për çështje politike.

Ai ka thënë se ishin “trajtuar shumë mirë” nga policia serbe.

“Përpos këta dy civilëve që na kanë marrë këtu, jo mirë. Krejt policët si në Kurshumli si në Prokuple, na kanë trajtuar mirë sepse edhe ata janë çuditë me këtë rast. Secili polic thoshte se kjo ishte politikë”.

Megjithatë, ai është shprehur i pasigurt se do ta bëjë sërish të njëjtën rrugë.

“Do të vazhdojmë ndoshta nga rruga e Malit të Zi-Kroaci dhe nuk kisha preferu me kalu këtë rrugë, për shkak se na akuzojnë pa bazë. Çka mund të bëjnë janë maltretime dy-ditore”.

Katër qytetarë, shtetas të Kosovës, u liruan sot nga Prokuroria e Kurshumlisë, pasi ishin ndaluar të martën në pikën kufitare në Merdar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here