Qytetari në Prizren dorëzon në Polici portofolin me të holla që e gjeti në rrugë

0
55
Foto: Ilustrim

Një qytetar në Prizren ka dorëzuar në Polici një portofol me 260 euro, të cilin e kishte gjetur në rrugë. 

“Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet N.L. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në Parkun e qytetit në Prizren. Ne portofol kishte dokumente personale, disa kartela  dhe para të gatshme në vlerë prej  dyqind e gjashtëdhjetë (260) euro”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Policia nëpërmjet rrugëve operative thuhet se ka arritur që ta identifikojë personin që e kishte humbur portofolin dhe atij pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i janë kthyer portofoli me para dhe dokumentet e gjetura. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here