Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta. Në shumicën e këtyre rasteve, të dyshuarit arrijnë të ikin, duke shpëtuar nga prangat e Policisë. Por ndryshe ka ndodhur sot në Prizren, ku Policia ka arritur ta arrestojë një person me ndihmën e qytetarëve.
Sipas një videoje të publikuar nga media lokale, shihen pamje të një personi të dyshuar dhe qytetarëve që kanë arritur ta kapin, derisa ia kanë “dorëzuar” Policisë.
Në video shihet edhe intervenimi i Policisë dhe arrestimi i të dyshuarit.