Qurë, Pulë dhe Gjel, ja sa persona në Kosovë kanë emrat e pazakontë të shpendëve

0
567

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar një link ku mund të gjeni se sa qytetarë në Kosovë e kanë emrin e njëjtë me tuajin.

Si pasojë, nuk po janë të rralla rastet kur qytetarët po hasin nëpër disa emra të pazakontë që iu janë vënë njerëzve nëpër komunat e Kosovës.

Madje, disa mbajnë edhe emra të shpendëve.

Me një kërkim të thjeshtë në këtë uebsajt të ASK-së, mund të vëreni se, në Kosovë, ka persona me emrat Qurë, Pulë dhe Gjel.

Përkatësisht, dy femra mbajnë emrin Pulë, një femër emrin Qurë, e një mashkull emrin Gjel.

Emri Pulë gjendet në Gjakovë e Klinë, emri Qurë në Pejë, ndërsa emri Gjel në Viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here