Quni: Strategjinë e Sigurisë e përgatiti një njeri, e kopjoi nga shtetet e Ballkanit

0
399

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka shprehur kritika ndaj Strategjisë së Sigurisë 2022-2027, gjatë shqyrtimit në Kuvendin e Kosovës.

Quni ka kritikuar Strategjinë duke thënë se është punuar nga një njëri dhe i cili ka kopjuar nga shtetet tjera të Ballkanit.

“E kam kuptu që me hartimin e strategjisë është marrë vetëm një njeri, një person, i cili nën presionin e kohës dhe përvojës së vogël për punë ekipore e ka kompletuar dokumentin duke bërë ‘copy-paste’ të paragrafëve të strategjive të shteteve të Ballkanit. Po më vjen inati me e thënë këtë”, tha Quni.

Strategjinë e Sigurisë së Kosovës / PDK e LDK me vërejtje për Strategjinë e Sigurisë: Është sipërfaqësore

Quni ka treguar edhe një ngjarje të hartimit të strategjive me “copy-paste”.

“Mu kujtua një ngjarje me një mik timin. Ai punon në një ministri dhe unë e pyeta çka punon konkretisht. Unë – tha – në ministri jam strateg. Thash, shpjegoma pak. Po tha, kur më takon ministri në korridor, më thotë ma bëj strategjinë për filan temën, unë i hyj internetit copy-paste, i marr do paragrafe, ia kompletoj një dokument, ia dorëzoj dhe ai fascinohet. Mendon që jam strategu më i mirë në ministri, mendon që jam gjenial. Z. kryeministër, më besoni, në këtë frymë është punuar kjo strategji”, tha ai.

Edhe dy partitë tjera opozitare, PDK e AAK, kanë kundërshtuar Strategjinë e Sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here