Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka bërë një reagim në profilin e tij në ‘facebook”.
Quni ka publikuar një fotografi, në të cilën shihen katër kalorës, e të cilëve deputeti i LDK-së ua ka dhënë epitetin e “kalorës të Qeverisë-kalorës të apokalipsit”
Quni thotë se i pari ka paralajmëruar luftë, i dyti terr, i treti sëmundje dhe i fundit kërcënoi me ndalim të kafshatës së bukës.
Deputeti nga Prizreni thotë se “ashtu siç erdhën, ashtu edhe do të shkojnë”, dhe shton se “prapë do të ngrihemi”.
Reagimi i plotë i Qunit:
Ashtu siç erdhën me vrap, ashtu dhe do të shkojnë.
Kalorësit e Qeverisë si kalorësit e apokalipsit
I pari paralajmëroi luftë.
I dyti terr.
I treti sëmundje e epidemi.
I fundit na kërcënoi me ndalim të kafshatës së bukës.
Ashtu siç erdhën me vrap, ashtu dhe do të shkojnë.
Në horizont do të shohim vetëm pluhurin mbrapa tyre, e ne, prapë do të ngrihemi.