Përmes një postimi në facebook, drejtori i QKMF-Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka shkruar se në kuader të kësaj drejtorie që ai drejton janë kryer 1 milion e 200 mijë shërbime shëndetësore në reparte të ndryshme shëndetësore të QKMF-së Prizren.
Drejtori, Xhevat Elezkurtaj ka potencuar se vërtet shërbimet shëndetësore dhe stafi mjekësor janë të mrekullueshëm duke treguar një efikasitet në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që kanë dhe llogaritet 2022 një vit shumë i suksesshëm i QKMF- Prizren.
Njoftimi i plotë:
Një vit i suksesëshëm i QKMF-Prizren
*1 milion e 200 mijë shërbime shëndetsore*
QKMF -Prizren ka realizuar numër rekord të shërbimeve dhe vizitave mjekësore.
Rrethe 800 mije vizita mjekësore vetëm nga mjekët familjar dhe mbi 10 mijë vizita specialistike dhe rrethe 80000 vizita laboratorike mbrenda vitit.