Qeveria po mendon t’i vazhdojë shtesat prej 100 euro për mësimdhënësit

0
424

Presioni për Qeverinë Kurti po rritet nga të gjitha sindikatat.

Bashkimi i Sindikata të Pavarura të Kosovës do të mblidhet në orën 11:00 për të negociuar hapat e radhës karshi kërkesave të tyre të dorëzuara në Qeverinë e Kosovës.

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se ka dëgjuar zëra se Qeveria është duke menduar që shumën prej 100 euro për punëtorët e arsimit ta vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm, siç ka vepruar në muajin që po e lëmë pas.

“Sot e kemi një takim me BSPK-në, për tu informuar se çfarë ka ndodhur gjatë një jave. Ne ua kemi lënë atyre përgjegjësinë që të zhvillojnë bisedime me kryeministrin Kurti dhe përfaqësues të Qeverisë. Të shohim se a ka patur ndonjë lëvizje pozitive, dhe pastaj të gjitha sindikatat do vlerësojmë hapat tutje. Ministri Sveçla dje deklaroi se ligji për paga është dërguar për tu parë në pjesën buxhetore. Ky është lajm pjesërisht i mirë dhe shpresojmë që shumë shpejt të ulemi e të diskutojmë këtë ligj. Shuma prej 100 eurosh duhet të vazhdojë edhe për muajt e ardhshëm. Po flitet se Qeveria është duke menduar për këtë, nëse jo të gjitha federatat sindikale do të veprojnë”, tha Jasharaj.

“Kërkesat e të gjitha sindikatave janë të njëjta, andaj edhe veprimet duhet të jenë të përbashkëta. Në të kaluarën kemi qenë vetëm ne sindikata e arsimit ata që kanë marrë veprime konkrete dhe më pas fal neve edhe sektorët tjerë kanë gëzuar veprimet konkrete financiare. Kësaj radhe jemi bashkë të gjithë dhe do veprojmë njëjt të gjithë”, ka thënë ai për Indeksonline.

Mbledhja e BSPK-së fillon sot në orën 11:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here