Qeveria ndan mbi 10 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar të Luginës

0
105

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë mbi 10 mijë euro për mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e zonës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka ndarë mbi 10 mijë euro mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Vendimi është marrë në mbledhjen elektronike që Qeveria ka mbajtur të mërkurën.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 10,270.00 € si mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre lobuese gjatë vizitës në Republikën Federative të Gjermanisë këtë muaj”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here