Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sonte mbledhje elektronike, me ç’rast ka marrë disa vendime, përfshirë ndarjen e mjeteve për të përmbushur vendimin e marrë disa ditë më parë për shtesa nga 100 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe pensionistët.
Për këtë qëllim janë ndarë 68 milionë e 994 mijë e 340 euro.
- Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 05/128 të datës 16 shkurt 2023.
- Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 02/157 të datës 30 gusht 2023.
- Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 05/169 të datës 27 tetor 2023.
- Miratuar vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore.
- Ndarë mjetet për shtesat e njëhershme prej 100 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe pensionistmarrësit.
-Miratuar vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacionin humanitar, sipas kërkesës së Republikës së Shqipërisë, me qëllim të dhënies së ndihmës në kërkim-shpëtim.
- Aprovuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
- Aprovuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëpunimin Policor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Çeke.