Qeveria ndan 41 milionë euro si mbështetje për qytetarët për tejkalimin e krizës me rrymë

0
471

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 41 milionë eurove për Ministrinë e Ekonomisë, si mbështetje për qytetarët për tejkalimin e krizës energjetike.

Sipas kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë, ministri i Financave Hekuran Murati tha se mjejtet të merren nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike dhe të transferohen në Ministrinë e Ekeonomisë.

“Propozim-vendimi tjetër ka të bëjë me kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë që ishte për ndarjen e 41 milionë eurove për zbatimin e vendimit 13/19 të datës të datës 14 korrik i plotësuar dhe ndryshuar lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike për zbatimin e masës 3.17. Pra mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike, pra kjo ka të bëjë edhe me zotimin që kemi si qeveri, për t’i mbështetur qytetarët në tejkalimin e krizës energjetike dhe përballimin e tarifave të shtrenjta të importit…”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here