Qeveria miraton propozimin e ri: Paga minimale rritet në 350 euro bruto

0
156

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin që niveli i ri i pagës minimale në vend të jetë 350 euro bruto.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se paga minimale do të jetë 350 euro bruto në muaj apo 2 euro për orë pune të rregullt.

“Më 17 gusht 2011 ishte hera e fundit kur ishte rritur paga minimale dhe atë në nivelin 130 euro në muaj. Sot pas 13 vitesh përfundimisht po e ndryshojmë këtë duke e unifikuar pagën minimale për të gjitha grupmoshat pa diskriminim”.

“Kur e patëm propozuar ligjin në vitin 2022 propozimi atëherë ishte për pagën minimale 264 euro bruto në muaj që përbënte një rritje substanciale. Që nga ai propozim ligji fillimisht u bllokua në kuvend e më pas u dërgua në Kushtetuese. Sot do të miratojmë një nivel tjetër, niveli i ri i pagës minimale do të jetë 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë. Do të prekë mbi 150 mijë të punësuar”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here