Qeveria miraton pagesat për mjekët specialistë

0
329

Ministria e Financave ka ndarë shumë prej 2.610,100 euro për mjekët specialistë dhe propozim-vendimi është miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen që po mbahet.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, kjo shumë ndahet për pagesat shtator-dhjetor 2022 si dhe e njëjta do të kontribuojë në hapjen e vendeve tjera për specializim.

“Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministria e Financave ka sjellur për aprovim kërkesën për ndarjen e mjeteve buxhetore për pagesën e specializantëve për periudhën shtator-dhjetor 2022 në vlerë 2 milionë e 610 mijë e 100 euro. Një ndarje shtesë që të mundësohet pagesa e specializantëve dhe poashtu të ketë hapësirë për hapje të vendeve për specializim që janë të domodoshme për sistemin tonë shëndetësor. Mjetet në vlerë prej 1 milion e 490 mijë euro ndahen për ministrinë e Shëndetësisë kurse pjesa tjetër prej 1 milionë e 120 mijë e 100 euro ndahen në kategorinë e subvencioneve dhe transferove”, ka thënë Murati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here