Dritan Abazoviç, ka prezantuar zyrtarisht përbërjen e qeverisë së re në Mal të Zi e cila do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol.
Abazoviç në bazë të Programit të Punës së Qeverisë së 43-të të Malit të Zi dhe angazhimeve programore, propozoi strukturën dhe përbërjen e pushtetit ekzekutiv, të cilin deputetët do ta shpallin nesër në seancën e Kuvendit në Cetinje.
Në dokumentin e publikuar në uebfaqen e Kuvendit, Abazoviç ka theksuar edhe biografitë e kandidatëve të propozuar për nënkryetarë dhe ministra:
Zëvendëskryeministrja për Politikë të Jashtme, Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Rajonal dhe Ministre e Çështjeve Evropiane, do të jetë Dr. Jovana Maroviç.
Zëvendëskryeministri për Sistemin Ekonomik dhe Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Vladimir Jokoviç.
Zëvendëskryeministri përgjegjës për sistemin politik dhe politikën e brendshme dhe ministër i Mbrojtjes, MA Rashko Konjeviç.
Zëvendëskryeministri përgjegjës për zhvillimin rajonal dhe ministër i investimeve kapitale Ervin Ibrahimović.
Ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, i lindur në Podgoricë në vitin 1985, i diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Malit të Zi në Podgoricë, ka punuar në Gjykatën e Lartë, ish-avokat në studion ligjore Ivanović, Kovač & Vuksanović.
Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiç.
Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviç.
Ministër i Punëve të Jashtme, MA Ranko Krivokapiç.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviç.
Ministrja e Sportit dhe Rinisë, Vasilije Lalošević.
Ministër i Administratës Publike, MA Maras Dukaj.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Admir Adroviç.
Ministri i Arsimit, M. Miomir Mijo Vojinoviç.
Ministri i Shëndetësisë, Dragoslav Šćekić.
Ministrja e Kulturës dhe Medias, Masha Vlaoviç.
Ministrja e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Ana Novakoviq Gjuroviç.
Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Đeka, i lindur në Tivar më 1975, i diplomuar për ekonomi, ish-kryetar i Komunës së Ulqinit, deputet shumëvjeçar i Kuvendit të Malit të Zi;
Ministrja e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Dr. Biljana Šćepanoviç.
Ministri pa portofol, Zoran Miljaniç.
Ministri pa portofol, Adrijan Vuksanoviç.