Ushtrimet e ushtrisë serbe dhe demonstrimet e saja pompoze për fuqinë ushtarake, janë shembulli më i mirë se Serbia, ENDE “ëndërron” për rikthimin e Kosovës në “djepin” e saj!? Serbia përmes “gojëdhënave” territorin e Kosovës e memorizoj (prej betejës së Kosovës 1389-1912) në mendjen dhe etnopsikologjinë e saj, fiks; 524vite!? Ashtu, siç e memorizuam ne shqiptarët fiks për 87 vite (1912-1999)!?
Ky është mesazhi më i mirë se; brezin e ardhshëm e pret me siguri, një “ballafaqim” (lexo shlirë; një luftë e ashpër!) i pa evitueshëm serbo-shqiptar! Se kur do “aktivizohet” ky skenar apokaliptik, një Zot e di!?
S’ këndejmi, DUHET të punojmë shumë për ta evituar këtë skenar, apo duhet të fillojmë të mendojmë në krijimin e një ushtrie moderne e cila do mund t’i kundërvihej këtyre ambicieve të sëmura ruso-serbe.Sepse, nga përvoja e vitit 1999 kemi mësuar leksionin kryesor se; pa një ushtri pandame, ne nuk mund(dhe nuk duhet)ta bëjmë gjumin rehat!
P.S. Uroj që kurrë mos të ndodh një “Armagedon” i tillë! Ama, kjo do bëhet VETËM atëherë, kur Kosova arrinë të armatoset (lexo; të anëtarësohet në NATO) aq sa të mbrohet, nga një sulm ala “blick krig” që e supozojnë dhe shpresojnë strategët ushtarak serb!?
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online