Një nga recetat më të mira për flokë të shëndetshme është ajo me qepë të kuqe, e cila është prezantuar edhe nga ekspertët e huaj.
Qepët e kuqe janë të pasura me squfur, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit, që i bën flokët të fuqishëm.
Qepët e kuqe gjithashtu përmirësojnë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe vetitë e tyre anti-bakteriale sigurojnë që, inflamacioni të mbahet larg lëkurës.
Si ta përgatisni maskën
Merrni 3-4 qepë të kuqe dhe shtrydhini lëngun. Për të bërë këtë veprim mund të përdorni edhe një shtrydhëse.
Përzini një lugë gjelle mjaltë me lëngun dhe aplikojeni atë në skalpin e kokës. Lëreni këtë përzierje në kokë për 15-30 minuta.
Më pas lani flokët me ujë, duke e mbajtur në atë gjendje edhe për një orë tjetër. Përsëriteni këtë procedurë 3-4 herë në muaj.