Qeni sulmon një fëmijë në Suharekë, babai e çon në polici pronarin

0
235
Foto: Ilustrim

Shumë herë qytetarët e kanë pësuar keq nga sulmet e qenëve, e në shumë raste viktima kanë qenë edhe fëmijët. Një rast i tillë ka ndodhur edhe pasditen e së dielën në Rrafshin e Sopijës në Suharekë, por këtë herë jo nga një qen endacak.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se një fëmijë 12-vjeçar është sulmuar nga qeni, i cili dyshohet se ishte lënë pa përkujdesje. Qeni nuk e ka kafshuar, mirëpo e mitura për shkak të frikës është rrëzuar gjatë ikjes dhe ka marrë lëndime trupore.

Posa fëmija ka marrë trajtimin mjekësor, babai i tij e ka njoftuar edhe Policinë, me ç’rast pronari i qenit është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Si rezultat i denoncimit të rastit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm”./Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here