Qeni sulmon katër nxënës dhe disa policë në shkollën e Shirokës, Policia arreston pronarin e tij

0
89
Foto: Ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodh në shkollën e fshatit Shirokë në Suharekë. Një qen ka hy brenda objektit dhe ka sulmuar katër nxënës dhe disa policë, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodh sot rreth orës 10:00 dhe rastin në polici e ka lajmëruar drejtoresha e shkollës fillore “17 Shkurti” në Shirokë.

Rastin e ka konfirmuar policia e Prizrenit, e cila ka njoftuar se qeni është neutralizuar.

“Dy nxënës që kanë marrë lëndime nga sulmi i qenit janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, njëri prej të cilëve ka lëndime më serioze në kokë nga kafshimi i qenit, derisa dy nxënës tjerë kanë marrë lëndime të lehta nga largimi ndaj sulmit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo e fundit ka njoftuar se i është përgjigjur rastit me urgjencë.

“Patrullat policore iu kanë përgjigjur rastit me urgjencë, kur kanë arritur në shkolle kanë vërejtur një qen brenda shkollës i cili dyshohej se kishte sulmuar nxënësit e shkollës dhe paraqiste rrezik potencial ende”.

“Qeni ka sulmuar edhe policët mirëpo në shpejtësi është asgjësuar duke e mënjanuar rrezikun e mëtutjeshëm”, vazhdon njoftimi i Policisë.

Policia ka marrë të gjitha masat, e ka identifikuar edhe pronarin e qenit të cilin e ka arrestuar – ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here