Një qenush e ka bërë familjen e tij të re të pasur, me lumturi dhe flori, pasi gërmoi monedha me vlerë rreth 7,100 euro.
Qeni me emrin Tiny Ollie është një ‘lagotto romagnolo‘ – një racë famëkeqe për gërmimet – dhe në shëtitjen e tij të parë nëpër fushat e vendasve, ai u ndesh me një pasuri të vogël.
Adam Clark, i cili e bleu qenin si surprizë për vajzën e tij nëntëvjeçare, u trondit kur Ollie zbuloi 15 monedha që mund të datojnë që nga shekulli i nëntëmbëdhjetë.
Pronari i mori monedhat e arit për t’u ekzaminuar nga tregtar i arit – i cili i vlerësoi ato në një vlerë marramendëse prej 7,100 eurosh, shkruan Mirror, përcjell Klankosova.tv.
“Kur e morëm menduam se ai dukej i veçantë dhe ne mezi prisnim ta nxirrnim për shëtitjen e tij të parë rreth fushave. Kishim ecur për rreth dhjetë minuta kur Ollie papritmas u ndal dhe filloi të gërmonte furishëm në dhe. Kur ai zbuloi grumbullin e copave të arit – nuk mund ta besoja fare”, tha Clark.