Qengji lind pak pas tragjedisë, emrin ia lanë “Tërmet”

0
293

Menderes Çomal, baba i tre fëmijëve, i cili fiton bukën e gojës nga kafshët të cilat i mban në fshatin Ellek në distriktin Osmaniye të Turqisë, mëngjesin kur goditi tërmeti ai kishte mbetur nën rrënoja. Çomal i cili doli nga rrënojat me përpjekjet e veta, shpëtoi edhe fëmijët, bashkëshorten dhe kafshët. Njëra dele e shpëtuar pas tërmetit polli një qengj.

Bashkëshortja, Emine Çomal, ia vuri emrin qengjit “Tërmet” pasi tha se ai ishte shpresë për ta pas tërmetit të fuqishëm, shkroi agjencia e lajmeve DHA.

Menderes Çomal deklaroi se asnjë zyrtar nuk kishte shkuar në fshatin e tij për ndihmë.

“Ka shumë njerëz që vdiqën jashtë. Dje i varrosëm dy. Kryetari erdhi vetëm në varrim. Në ditën e tërmetit isha zgjuar për lutjet e mëngjesit. Derisa po falesha, kishte një zhurmë. E kuptova se ishte tërmet. E zgjova gruan, fëmijët dhe fshatarët. Kur u gjenda në gjendje të vështirë, u luta. Tërmeti zgjati dy minuta e gjysmë. Muret u rrëzuan mbi kafshët. Preva litarët e kafshëve. Pas tërmetit, ndërtova vetë një tendë”.

Kurse gruaja e tij, Eminja, qengjin e vogël të cilin e mban në krah e quan “dhuratë të tërmetit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here