Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe ajo e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

0
240

Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

Rektori i Universitetit të Prishtinës, dr. Qerim Qerimi, i shoqëruar nga prorektorja për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve, prof. dr. Njomza Llullaku dhe prof. Eda Vula, priti rektorin e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, prof. dr. Mentor Alishani, i shoqëruar nga prof. asoc. Serdan Kervan, prorektore për marrëdhënie me jashtë dhe cilësi, prof. asoc. Sermin Turtulla, koordinator i Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie dhe Nexhmedin Krasniqi, sekretar i UPZ-së.Në margjinat e këtij takimi, Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”  kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja ka për qëllim për të bashkëpunuar në kuptim akademik dhe profesional me qëllim të dobisë së ndërsjellë duke arritur një marrëveshje më të ngushtë për shkëmbime në fushën e arsimit universitar, trajnimit akademik, hulumtimit/ kërkimit shkencor, dhe aktiviteteve tjera në frymën e njëjtë.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e përshëndetën rektori Qerimi, rektori Aliashani, prorektorja Llullaku dhe stafi tjetër i universiteteve, të cilët shprehin vullnetin e tyre për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme të arsimit të lartë, pa lënë pas dore çështjen kërkimore dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here