Qendra për Menaxhim Kufitar, shtetasve të Kosovës dhe mërgatës: Shmangni pikat kufitare me Serbinë

0
81

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje të gjithë mërgimtarëve si dhe shtetasve kosovarë që të shmangin hyrjet dhe daljet në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo thirrje vjen pasi para pak ditësh, i ashtuquajturi kryetar i Asociacionit të qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se të premten, më 6 shtator, do të fillojë bllokada e të gjitha vendkalimeve kufitare në Kosovë.

“Autoritetet kompetente të RKS në bashkëpunim me partnerët, i kanë marrë të gjitha veprimet për menaxhim të situatës së paralajmëruar dhe ju inkurajojnë që të ndiqni me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informoheni vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”, thuhet në njoftim.

Njëjtë ka vepruar dhe ministria e Punëve të Jashtme, ku u bëri thirrje të gjithëve që të shmangin të gjitha pikat kufitare Kosovë-Serbi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here