Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK) ka bërë të ditur se qarkullimi nëpër të gjitha pikëkalimet kufitare të Kosovës po zhvillohet normalisht, pa kolona apo vonesa të theksuara, shkruan 04 Online.
Sipas përditësimit të orës 07:12 të mëngjesit të sotëm, pritjet për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat kufitare janë minimale, duke lëvizur mes 3 deri në 5 minuta.
Kjo situatë është lehtësim i madh për udhëtarët, sidomos në këtë periudhë kur fluksi i mërgimtarëve dhe turistëve është më i larti gjatë vitit.
QKMK do të vazhdojë të informojë qytetarët në kohë reale për çdo ndryshim eventual në gjendjen e kufijve./04 Online
