Një natë për t’u harruar ishte për Guardiolën dhe Cityn e tij.
“Qytetarët”, kanë humbur tre ndeshje radhazi, duke u eliminuar në EFL Cup nga Tottenhami, Bournemouthi dhe një humbje turpëruese mbrëmë nga Sportingu.
Guardiola, u pyet edhe për mundësinë e marrjes së drejtimit të Kombëtares së Brazilit:
“Pas humbjes 4-1, nuk jam më një opsion për Brazilin!”.
“Më shumë se kurrë dua të ngre skuadrën e Man Cityt dhe t’i kthejë në nivelin e tyre të lartë”, u përgjigj Guardiola.
Kujtojmë se mbrëmë Manchester City, u turpërua nga Sportingu në stadiumin “Jose Alvalade” me rezultatin 4-1 në ndeshjen e katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.