“Puthja më e shkurtër në historinë e BBV dhe u ndatë”

0
77

“Si ndihesh që të ka vënë në lojë ai?”

Ditën e sotme teksa Miri dhe Rogerti po flisnin se kush mund të dalë të shtunën nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ndërhyn Brikena duke thënë:

“Të shtunën ik motra e Mirit”, duke iu referuar Edisës. Kjo e fundit menjëherë reagon duke e ngacmuar në lidhje me raportin e saj me Mateon:

“Me atë puthjen ça u bë? Puthja më e shkurtë në historinë e Big Brother, as 24 orë. Të shkoi e puthura kot. Të ka ikur i dashuri nga duart. E puthi, e pa i gjithë publiku dhe vazhdoi me Selin shoqërinë, aq rëndësi kishe ti”.

Ndërkohë Brikena vetëm i thoshte “pse të dogji ty se të thashë do ikësh të shtunën”.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Mali supozohet të ketë ik të shtunën

Brikena: Të shtunën ik motra e Mirit

Rogerti: Motra e Mirit ka hedhur disa spica te grupi jonë

Edisa: A u lidhe apo jo o Brikenë? Me atë puthjen ça u bë?

Brikena: Pse të djeg?

Edisa: Pa u sqaruar ti a u lidhe apo jo. Ishte lidhja më e shkurtër në historinë e “Big Brother”, as 24 orë. U puthën dhe u ndanë.

Brikena: Pse të djeg? Mua s’më djeg nëse thua dal, pse të djeg? Nuk e lëshova presionin e fortë me të djegë, po të paska djegë.

Edisa: Jemi duke fol të gjithë, po vetëm ti nuk po flet me Mateon.

Brikena: A po na mban qirin?

Edisa: Po këtu jemi të gjithë, u puthe dhe u ndave, ngeli ajo puthja në gjithë historinë e “Big Brother” dhe jashtë saj dhe u ndave.

Brikena: A ke ndonjë gjë tjetër?

Edisa: Të shkoi e puthura kot. Ti që nuk kishe asnjë puthje

Brikena: Rri pak më afër vëllait se po shoh se je distancuar

Edisa: Si ndihesh? Ti rri burrit tënd, ça ke me vëllain tim. Vëllait një ditë i rri, një ditë jo, është prapë vëlla. I dashuri ikën nga duart, të ka ikur i dashuri nga duart o Brikena. Dhe gjithë atë puthje, e mori vesh e gjithë Shqipëria, e ke stampë aty, u ndave të nesërmen. Si ndihesh që të ka vënë në lojë ai?

Brikena: Nuk të jap sqarime për këtë

Miri: Turpin e ka ai

Edisa: Ai e mori ça deshi, e puthi e pa i gjithë publiku dhe vazhdoi me Selin shoqërinë e vet, aq rëndësi kishe ti për atë. A e pe?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here