Pushtojnë me dizajn dhe rehati: Këpucët elegante pranverore që tash e 66 vjet janë ende hit

0
340

Këngëtarja e njohur Rihanna nuk u ka rezistuar dot këpucëve slingback të Chanelit me takë të hapur, në kombinim të ngjyrës bezhë dhe të zezë. Edhe pse janë model i krijuar para 66 vitesh, pëlqehen si kurrë më parë.

Edhe pse slingbacks u bënë hit i modës shumë kohë përpara se Rihanna të dashurohej pas tyre, këngëtarja e njohur megjithatë arriti të veçojë një model dhe ta kthejë atë në një nga pjesët më të pëlqyeshme.

Pothuajse nuk ka dizajn të cilin mund ta imagjinojmë dhe të mos mund të gjejnë këpucë slingbacks që këtë pranverë po i shohim gjithandej.

(Foto: Backgrid)

Këto janë këpucët Chanel në ngjyrë bezhë me një majë të zezë, të dizajnuara nga Coco Chanel në vitin 1957 dhe të përshkruara si ‘kulmi i fundit i elegancës’.

Për shkak të gjithë kësaj që e përmendëm nuk është aspak për t’u habitur që popullariteti i këtyre këpucë e po rritet gjithnjë e më shumë, dhe gjithsesi nuk do të pengojë as fakti që Rihanna absolutisht i adhuron dhe shpesh i mbath.

(Foto: Shutterstock)

Kohë më parë, ajo u pa në to teksa po bënte pazar me partnerin e saj ASAP Rocky, me të cilin është në pritje të një fëmije të dytë, dhe për këtë rast ka treguar një stil frymëzues duke kombinuar një pallto pranverore oversize, një bluzë të shkurtër dhe pantallona të bardha elegante me prerje të gjerë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here