Punëtori i sigurimit gjendet pa shenja jete në vendin e punës në Prizren

0
599
Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrugën Tranziti i Ri në Prizren, ku një punëtor sigurimi është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.

Sipas raportimeve, viktima, një mashkull kosovar, u zbulua rreth orës 00:10 të së shtunës. Autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Hetimet mbi rrethanat e vdekjes po vazhdojnë.

“Rr. Tranziti i Ri, Prizren  15.03.2025 – 00:10. Raportohet se në vendin e tij të punës (sigurim fizik) viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here