Puna në shtëpi është më stresuese

0
82

Edhe pse kryerja e punës në shtëpi do të rrisë kohën e kaluar bashkë me familjen, ndonjëherë dalja nga shtëpia është e domosdoshme për të mbushur bateritë dhe shmangur konfliktet.

Puna në shtëpi lodh më shumë se në vendin e punës, ka zbuluar Instituti Rensselaer Polytechnic në New York. Me të kanë dashur të masin nivelin e stresit në jetën familjare dhe private.

Doli që katër nga pesë punëtorë ndihen keq, sepse nuk mund të koordinojnë familjen dhe punën, ndërsa ata që punojnë nga shtëpia ndihen edhe më keq.

Problemi i tyre më i madh është detyrat e shtëpisë të cilat nuk arrijnë t’i kryejnë nëse janë në shtëpi, ndërsa sasia shumë e madhe e kohës të cilën e kalojnë në shtëpi shkakton mosmarrëveshje familjare. Edhe pse teknologjia ka mundësuar punën në shtëpi, stresi në fakt është më i madh tek njerëzit që punojnë nga shtëpia, se tek ata që shkojnë në punë, pohon hulumtimi.

Sa më shumë që konfliktet familjare ngërthehen e gërshetohen me punën, punëtorët janë nën stres më të madh. Ndërsa ata që zihen më shpesh dhe më shumë ndihen më të lodhur nëse punojnë në shtëpi, pohon udhëheqësi i hulumtimit Tim Golden.

Edhe pse kryerja e punës në shtëpi do të zvogëlojë ndarjen nga familja të atij që punon, ndonjëherë dalja nga shtëpia mundëson mbushjen e baterive, pohojnë shkencëtarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here