Pulisic pranë rinovimit me Milanin deri në 2029

0
104

Christian Pulisic është shumë pranë vazhdimit të qëndrimit të tij te AC Milan. Sipas ekspertit të njohur të merkatos, Nicolo Schira, sulmuesi amerikan është vetëm një hap larg firmës mbi kontratën e re që do ta mbajë në “San Siro” deri në verën e vitit 2029, shkruan 04 Online.

Marrëveshja e re pritet t’i sigurojë Pulisic-it një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, duke reflektuar rolin kyç që ai ka fituar te kuqezinjtë. Që nga transferimi i tij nga Chelsea, amerikani është shndërruar në një nga liderët e padiskutueshëm të repartit ofensiv të Milanit, duke kontribuar me gola, asiste dhe një prani të vazhdueshme në fushë.

Ky rinovim shihet si një lëvizje strategjike nga klubi italian për të ruajtur një nga elementët më kreativë të skuadrës, ndërkohë që vetë Pulisic tregon edhe një herë besimin e tij të plotë në projektin e Milanit për të ardhmen./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here