Milani e mbylli në barazim 2-2 miqësoren e dytë në tokën amerikane. Kuqezinjtë sfiduan Juventusin në një “derbi” italian në Kaliforni. Me skuadrën e Allegrit që triumfoi nga goditjet e penalltive.
Stefano Pioli, trajneri i Milanit, foli pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha: “Nuk hodhëm një hap pas krahasuar me ndeshjen ndaj Real Madrid. Ata që luajtën titullarë ndaj Juves, kanë vetëm një javë që stërviten”.
Më pas nga një koment për individët: “Pulisic është inteligjent dhe ka cilësi, ai mund të luajë shumë mirë kudo. Gjendja e tij fizike po përmirësohet, mos të harrojmë që kemi vetëm dy javë që punojmë.
Pulisic dhe Loftus-Cheek kanë karakteristika që na përshtaten mirë. U nevojitet kohë për t’u përshtatur, por jam i kënaqur me mënyrën se si po lëvizin. Po flasim për futbollistë të pjekur.
Chukwueze? Ne po kërkonim për një sulmues krahu si ai. Është i shpejtë, teknik dhe i fortë në duelet një kundër një. Ka edhe aftësinë të sulmojë thellësinë, është i kompletuar”, theksoi Pioli.