Dy artistët e njohur të skenës shqiptare, Irkenc Hyka dhe Bardhi, kanë lansuar projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Melankolia”, një këngë që pritet të bëhet një nga hitet e sezonit.
Kënga është prodhuar nga Unix Music, ndërsa muzika mban firmën e vetë Irkenc Hykës.
Teksti është shkruar nga Irkenc Hyka në bashkëpunim me Bardhin, duke sjellë një përzierje perfekte të stilit të tyre karakteristik.
“Melankolia” sjell një atmosferë reflektuese, ku ndjenja, kujtimet dhe melodia shkrijnë emocionin në çdo varg – një kombinim që e bën këngën të veçantë dhe të paharrueshme për dëgjuesit.
“Melankolia” tashmë mund të dëgjohet në të gjitha platformat muzikore.
Linku më poshtë!













































