Supremja ka marrë vendim për lirimin e të akuzuarit Naser Pajazitaj për vrasjen e Donjeta Pajazitaj.
Pas vendimit të marrë së fundi nga Supremja, avokati mbrojtës i të dyshuarit, Ahmet Tahiri, ka publikuar edhe një fotografi të realizuar sot pas daljes nga burgu.
Ndryshe vendimi për lirimin e Naser Pajazitaj është marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës Supreme.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vëllai i viktimës, Shkëlqim Pajazitaj.
“Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as në polici, gjykatë e as prokurori. Që 7 vjet nuk ishin në gjendje ta zbulojnë të vërtetën. Këta më shumë janë të interesuar të marrin një pagë nga shteti sesa të vë drejtësi në vendin e tyre”, tha Pajazitaj.