Publikohet 11-shja zyrtare e Shqipërisë për ndeshjen ndaj Andorrës

0
52

Ashtu si pritej, janë bërë disa ndryshime në formacionin e Shqipërisë për ndeshjen ndaj Andorrës, që zhvillohet nga ora 20:45 në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

Portierin Thomas Strakosha që u zëvendësua ndaj Anglisë, do të paraqitet sërish nga fillimi ndaj Andorrës.

Nga fillimi startojnë edhe Armando Broja, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Juljan Shehu.

Ndeshja Shqipëri – Andorrë i takon Grupit K kualifikues për Botërorin që vitin e ardhshëm mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Shqipëria humbi ndeshjen e parë nga Anglia me rezultat 2:0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here