Publikohen 20 këngët garuese të edicionit të tretë të Festivalit të Këngës së RTK-së

0
52

Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës së Radiotelevizionit të Kosovës (Fest 3) ka përzgjedhur tashmë 20 këngët që do të garojnë këtë vit.

Nga gjithsej 44 aplikues, komisioni përzgjedhës ka vendosur për listën finale të artistëve që do të performojnë gjatë tri netëve të festivalit. Në mesin e tyre janë edhe emra tashmë të njohur për publikun, si Arjeta Palushaj, Nita Latifi dhe Xuxi, të cilët rikthehen këtë herë me projekte të reja muzikore.

Më poshtë gjendet lista e plotë e këngëve dhe artistëve pjesëmarrës:

  1. Almir Kraba – “Nuk ka si ti”
  2. Arjeta Palushaj – “Andrra”
  3. Arsi Bako – “Rreze Zjarr”
  4. Art Lokaj – “Ty”
  5. Bledi Kaso – “S’do të doja dy jetë”
  6. Dea Berisha – “Afër”
  7. Egzon Pireci – “Kënga Jonë”
  8. Elmedinë Ramushi – “A po m’sheh”
  9. Florent Abrashi – “Unë dhe ti”
  10. Kiara Juba – “Nirvana”
  11. Klea Dina – “At”
  12. Laorjan Ejlli – “Një natë shkruajta për ty”
  13. Nita Latifi & Algert Sala – “Pija”
  14. Santino de Bartolo – “Naze Naze”
  15. Semi Tafaj – “Vazhdoj”
  16. Teutë Halili – “Amin”
  17. Vlera Kastrati – “Nanë”
  18. Vjosa Shehu – “Alo”
  19. Xuxi – “Identitet”
  20. Zergjina Hasanaj – “Pres”

Ky festival, që po kthehet në një traditë të rëndësishme muzikore në Kosovë, premton emocione të veçanta për publikun, duke sjellë zëra të rinj dhe performanca të fuqishme nga artistët pjesëmarrës. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here