Paris Saint Germain i ka dhënë një ultimatum Kylian Mbappes. E ardhmja e Mbappes vazhdon të komentohet edhe këtë merkato.
Ylli parisien sërish është i lidhur me një lëvizje në Real Madrid.
Ai ka refuzuar të vazhdojë kontratën me PSG, me këta të fundit që tashmë i kanë dhënë ultimatum lojtarit.
Sipas raportimit të Fabrizio Romanos gjiganti francez i ka kërkuar Mbappes ose të nënshkruajë kontratën ose të largohet.
24 vjeçari ka kontratë me klubin e Ligue 1 deri në qershor të vitit 2024 dhe ata nuk duan ta humbin lojtarin të lirë.
Andaj ai duhet të vazhdojë kontratën që më pas të kenë mundësi ta shesin vitin e ardhshëm, apo të largohet këtë verë.