PSG “prish” planet e merkatos së United, ofertë për sulmuesin e talentuar

0
282

Jo vetëm Manchester United, në garë për shërbimet e Rasmus Hojlund është futur fuqishëm edhe klubi i Paris Saint-Germain.

Francezët duket se kanë hequr dorë nga alternativat Dusan Vlahovic e Victor Osimhen dhe janë përqëndruar tek talenti danez që aktivizohet në Serie A në radhët e Atalantës.

Në fakt, dukej se “Djajtë e Kuq” ishin shumë pranë një marrëveshje me bergamaskët duke qenë se ofruan 42 milionë paund plus 8.5 të tjera në formën e bonuseve. Por, tashmë drejtuesit e PSG kanë lajmëruar kolegët e tyre italianë se janë të gatshëm të paguajnë 43 milionë paund për 20-vjeçarin.

Vetë francezët kanë pasur bisedime tejet pozitive me Hojlund dhe përfaqësuesit e lojtarit ndërsa janë të bindur se në këtë negociatë shumë do të vendosë edhe vetë dëshira e danezit.

Nga ana tjetër, Atalanta vijon të këmbëngulë për 60 milionë paund, shifër që PSG dhe United vështirë se mund ta shpenzojnë dhe mund ta plotësojnë vetëm nëpërmjet bonuseve të ndryshme./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here