Pse vaji i kokosit është zgjidhja e çdo problemi me flokët?

0
452

Vaji i kokosit është ndër produktet natyrale që nuk duhet të mungojë asnjëherë në shtëpinë tuaj. Ai gjen një përdorim të gjerë në rutinën e bukurisë dhe do t’ju ndihmojë të trajtoni problemet e lëkurës dhe ato të flokëve.

Le të ndalemi pak te flokët. Keni dëgjuar për mrekullitë që bën me ta vaji i kokosit? Mund ta shtoni si përbërës në maskat e flokëve, por mund ta përdorni edhe shqeto si maskë.

Mjafton të lyeni rrënjën e flokëve dhe ta mbani disa minuta, më pas lajeni kokën si zakonisht. Pas larjes mund ta përdorni si balsam për majat e flokëve, shkruan class.al. Do t’i ndjeni flokët më të butë dhe krehja do të jetë më e lehtë se kurrë. Ai stimulon rritjen e flokëve dhe i ushqen ata, po ashtu zbut flokët e ashpër dhe mbron majat e tyre nga djegia.

Për më tepër, vaji i kokosit nuk është aq i yndyrshëm sa vajrat e tjerë dhe ka një aromë shumë të këndshme. Kjo gjë do të bëjë që maskat t’i bëni me shumë qejf.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here