Pse u mbyll objekti për qëndrim ditor për të moshuarit në lagjen “Terzimahallë” në Prizren…?

0
202

Me 3 nëntor të vitit 2021 ishte bërë përurimi i objektit të qëndrimit ditor për të moshuarit në lagjen “ Terzimahallë”.

Shumë të moshuar të kësaj lagje i ishin gëzuar hapjes së këtij objekti, ku pritej që përveç qëndrimit ditor për tetë orë, atyre të iu ofroheshin edhe shërbime mjekësore.

Mirëpo, shumë shpejtë pas përurimit, ky objekt i cili kishte një kosto prej rreth 56 mijë eurove ishte mbyllur.

Lidhur me këtë çështje, në seancën e së enjtes së kaluar, ka reaguar ish drejtori për Mirëqenie Sociale, tani kuvendar në organin më të lartë legjislativ komunal Islam Thaçi, duke thënë se është i shqetësuar që ky objekt i cili është ndërtuar në kohën e qeverisjes së kaluar, nuk është funksional.

Lidhur me këtë reagim të kuvendarit, Thaçi, është përgjigjur drejtori aktual i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, Edmond Hoxha, i cili tha se jemi duke i shikuar mundësitë që këtë objekt ta rifunksionalizojmë duke e dhënë atë në shfrytëzim.

Ndryshe, objekte të këtilla ishte paraparë të ndërtoheshin në disa lagje të qytetit, ku të moshuarit do të kishin një vend të përshtatshëm për qëndrimin e tyre ditor./TvPz

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here