Dritan Demiraj ushtarak i shquar shqiptar, njëherit ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë me një shkrim në rrjetin social Facebook ka treguar se nga çka ka frikë Serbia, në mes tjerash ai përmendi se ajo i frikësohet humbjes së Rusisë, dhe për këtë arsye po armatoset, shkruan Gazeta Metro.
Humbja e ushtrisë ruse e cila po duket në horizont tanimë, është alarm për fqinjin tonë verior sipas ushtarakut shqiptarë.
“Është sigurtë se kjo humbje që në fakt ka befasuar shumë ekspertë ndërkombëtarë, po përjetohët me shumë ankth ne Serbi”, shkroi Demiraj.
Sipas tij fiaskoja e Rusisë në Ukrainë, ka ndryshuar edhe diskursin e politikanëve nacionalistë serb, duke filluar nga i pari i këtij vendi.
“Humbja e ‘vëllait të madh’ ka bërë që shumë lider “pacifistë” të Serbisë që nga presidenti Vuçiç, Ministri i Mbrojtjes Stefanoviç, Ministri i Brendshëm Vulin dhe Daçiç të ulin tonet dhe kërcenimet sa i përket mbrojtjes së komuniteteve Serbe, që në fakt asnjëherë nuk janë kërcënuar nga askush në rajon”, shkroi ai.
Sipas ushtarakut shqiptarë thirrjet e perendimit karshi Serbisë, që kjo e fundit të ndalë armatosjen e vendit, deri më tani nuk janë marrë në konsideratë nga udhëheqësia e këtij vendi.
“Rritja e kërcënimeve rajonale, armatosja e vazhdueshme, mungesa e distancimit dhe vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë në një kohë që e gjithë bota po i zbaton ato, thirrja e vazhdueshme e SHBA dhe BE që edhe Serbia ti zbatoj, kanë rënë në vesh të shurdhër”, tha në mes tjerash Demiraj.
Më tutje ish-ministri shqiptar liston disa nga arsyet se përse kjo pjesë e Ballkanit rrezikohet nga veprimet e Serbisë, ku rrezikun më të madh e kanë Kosova dhe BeH.
“Prokurimi, dërgimi dhe së shpejti, instalimi i raketave kundërajrore me rreze të mesme kineze HQ-22, blerja e mjeteve të tjera të sulmit, asistenca ushtarake dhe me inteligjencë të vazhdueshme nga Rusia ndërkohë që Serbia pretendon statusin e vendit neutral, përbëjnë një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën”, tha ai.
Për fund Demiraj ka një apel për qeveritë shqiptare.
“Si përfundim, këto zhvillime duhet të shihen me përgjegjësi nga qeveritë tona sidomos në Shqipëri dhe Kosovë, në mënyrë që të vazhdojë më tej investimi në infrastrukturën e sigurisë kombëtare dhe në rritjen e kapaciteteve operacionale të forcave tona të armatosura”, përfundoi statusin e tij.
Postimi plotë:
NGA KUSH TREMBET SERBIA?
Qe nga fillimi i pushtimit te paprovokuar te Ukraines nga Rusia dhe sidomos ne momentin kur dy javet e fundit e gjithe bota po perjeton me optimizem mposhtjen e ushtrise ruse ne tre frontet, kemi patur gjithmone e me pak reagime nga Beogradi zyrtar.
Eshte sigurte se kjo humbje qe ne fakt ka befasuar shume eksperte nderkombetare, po perjetohet me shume ankth ne Serbi.
Humbja e ‘vellait te madh’ ka bere qe shume lider “pacifiste” te Serbise qe nga presidenti Vuçiç, Ministri i Mbrojtjes Stefanoviç, Ministri i Brendshem Vulin dhe Daçiç te ulin tonet dhe kercenimet sa i perket mbrojtjes se komuniteteve Serbe, qe ne fakt asnjehere nuk jane kercenuar nga askush ne rajon.
Por kjo farse, nuk ka ndaluar procesin e armatosjes se Serbise. Kete fundjave gjashte avione kinez te forcave ajrore transportuan mjetet e fundit moderne per mbrojtjen kunderajrore te blera ne Kine nga Serbia.
Rritja e kercenimeve rajonale, armatosja e vazhdueshme, mungesa e distancimit dhe vendosjes se sanksioneve kunder Rusise ne nje kohe qe e gjithe bota po i zbaton ato, thirrja e vazhdueshme e SHBA dhe BE qe edhe Serbia ti zbatoje, kane rene ne vesh te shurdher.
Prokurimi, dergimi dhe se shpejti instalimi i raketave kunderajrore me rreze te mesme kineze HQ-22, blerja e mjeteve te tjera te sulmit, asistenca ushtarake dhe me inteligjence te vazhdueshme nga Rusia nderkohë qe Serbia pretendon statusin e vendit neutral, perbëjnë një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinen.
Sistemi kunderajror HQ-22 eshte nje sistem raketor modern prodhim i fundit, i cili ka nje rreze veprimi 50 m deri ne 27 km lartesi, rreze efektive deri ne 170 km dhe raketa me peshe 180 kg. Ky sistem eshte i njejte me sistemin KA rus S-300.
Që nga viti 2020 dhe ne vazhdim, zyrtarët e DASH-it e kane paralajmëruar Beogradin kundër blerjes së sistemeve anti-ajrore HQ-22, versioni i eksportit i të cilit njihet si FK-3, por edhe per blerje te tjera armatimesh ofensive.
Tashme eshte e qarte per te gjithe diplomatet perendimore se Serbia nuk dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe aleancave të tjera perëndimore, por ajo thjesht shfrytezon ndihmat e tyre financiare pasi orientimi i tyre eshte krejtesisht anti euroatlantik.
Si perfundim, keto zhvillime duhet te shihen me pergjegjesi nga qeverite tona sidomos ne Shqiperi dhe Kosove, ne menyre qe te vazhdoje me tej investimi ne infrastrukturen e sigurise kombetare dhe ne rritjen e kapaciteteve operacionale te forcave tona te armatosura.