Nuk ka prind që të mos ketë dobësi te fëmija i tij. Për ta përqafuar, puthur, luajtur me të apo për t’i treguar dashurinë e tij. Është e zakonshme që t’i puthni në faqe apo kokë por disa prindër i puthin fëmijët e tyre në buzë. Ekspertët i përgjigjen kësaj pyetjeje që shqetëson shumë prindër nëse është e drejtë apo jo.
A është mirë apo keq të shprehim dashurinë tonë në këtë mënyrë? Të tjerë këmbëngulin se është më mirë të mos i puthim fëmijët në buzë, ndërsa të tjerë thonë se puthja është shprehje dashurie dhe vetëm e mirë për të vegjlit tanë. Më poshtë, janë renditur disa arsye pse nuk duhet t’i puthim në buzë.
Bartni mikrobe
Dentistët paralajmërojnë se në gojë ka një numër mikrobesh që mund të mos infektojnë të rriturit, por mund t’u transmetohen fëmijëve dhe t’i dëmtojnë shumë. Duke qenë se fëmija ka një sistem imunitar të dobët, disa infeksione të rrezikshme mund të hyjnë në trupin e tyre përmes pështymës.
Fëmijët nuk i kuptojnë limitet e tyre personale
Buzët dhe goja janë kufijtë personalë të trupit të një fëmije, siç shpjegojnë psikologët. Kur puthni një fëmijë në buzë, i tregoni se trupi i tij është i hapur dhe se dikush mund t’i shtyjë kufijtë e tij pa u shqetësuar.
Fëmija do të fillojë të puthë të tjerët në buzë
Për më tepër, puthja në buzë bëhet zakon për fëmijën dhe mund të puthë të tjerët, si një mënyrë për të shprehur simpatinë dhe dashurinë e tij. Megjithatë, kjo mund ta ekspozojë atë ndaj rreziqeve që nuk do të jetë në gjendje t’i menaxhojë.