Pse muzika është shumë e rëndësishme për bebet?

0
235

Foshnjat mund të dëgjojnë tinguj që vijnë nga mjedisi i tyre i afërt (mitra) dhe hapësira e jashtme pas javës së 16-të të shtatzënisë. Duke qenë se muzika është pjesë përbërëse e të gjitha kulturave në planet, nënat u këndojnë foshnjave të tyre menjëherë pas lindjes, në mënyrë që t’i vënë në gjumë ose thjesht t’i qetësojnë.

Ndryshe nga shqisat e të parit, dëgjimi zhvillohet tek foshnjat menjëherë pas lindjes Ajo që u këshillohet nënave është që ta rrethojnë fëmijën me muzikë sa më shpesh të jetë e mundur, qoftë në kuptimin e këndimit të ninullave apo muzikës nga radio apo televizioni.

Ekspertët besojnë se muzika i ndihmon nënat të forcojnë lidhjen me foshnjën, por gjithashtu ndikon në zhvillimin e shumë aftësive tek fëmija. Studime të shumta dëshmojnë se muzika luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit të foshnjës, edhe para lindjes së tij.

Sipas ekspertëve, dëgjimi i muzikës gjatë shtatzënisë i qetëson gratë, ndaj dhe ka një ndikim shumë pozitiv tek fëmija i saj. Hulumtimet tregojnë se tashmë në javën e 24-të, foshnja në stomak e kthen kokën drejt burimeve të muzikës.

Është gjithashtu interesant fakti që foshnjat e njohin zërin e nënës së tyre menjëherë pas lindjes, sepse e kanë dëgjuar atë kur ishin ende në bark. Përveç kësaj, mësimi i luajtjes së një instrumenti mund të përmirësojë aftësitë matematikore të fëmijës.

Ekspozimi i hershëm i një fëmije ndaj muzikës së këndshme ka një ndikim pozitiv në fusha të tjera të zhvillimit, siç janë aftësitë social-emocionale dhe motorike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here