Një sy gjumë pasdite që zgjat më shumë se 40 minuta rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme, sipas një studimi.
Konkretisht, hulumtimi, i cili u krye në një mostër prej 300,000 personash, zbuloi se ata që shijojnë dremitje të gjata gjatë ditës janë në rrezik të zhvillojnë sindroma metabolike, duke përfshirë obezitetin, hipertensionin dhe kolesterolin.
Studiuesit shqyrtuan zakonet e gjumit të 300,000 njerëzve dhe i krahasuan ato me historinë e tyre mjekësore. Ata zbuluan se dremitjet e shkurtra janë të mira për shëndetin, por nëse ato bëhen zakon të zgjasin më shumë se 40 minuta, atëherë ekziston rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të tilla si diabeti dhe mbipesha.
Gjatë një gjumi prej më shumë se 40 minutash, trupi beson se po hyn në një fazë gjumi të thellë dhe me zgjimin, cikli metabolik ndërpritet. Kjo nuk ndodh kur dikush fle më pak se 40 minuta.