I hedhim një sy statuseve të tij në rrjetet sociale, mundohemi të frekuentojmë të njëjtat ambiente, të marrim vesh për jetën e tij, por ndoshta ai person as nuk e di. A u ka ndodhur të gjithëve dhe a ndodh të fiksohemi pas atyre që nuk na duan?
Arsyet mund të jenë të shumta: nga ato më të thjeshtat, te emocionet që i mbajmë të mbyllura në zemër. Një gjë, megjithatë, vlen për të gjithë: dashuria e pakthyer dhemb. Dhe, herët a vonë, të gjithëve u ndodh ta provojnë.
Pse ndodh të fiksohemi pas atyre që nuk na duan? Këtu janë disa arsye.
Kemi frikë të angazhohemi
Duket një paradoks, por është një situatë e mundshme. Ndonjëherë bëhemi të fiksuar pas atyre që nuk na duan, sepse lidhja do të ishte e pamundur, dhe në të njëjtën kohë kemi frikë të angazhohemi në një lidhje.
Ndodh nëse ideja e një lidhjeje na tremb, por në të njëjtën kohë është diçka që do të donim ta përjetonim.
Zgjidhja më e mirë që gjejmë? Fantazitë me një person të pamundur.
Jemi njerëz të pasigurt
Të duash një person tjetër do të thotë të vendosësh në duart e tyre emocionet më të thella dhe më intime.
Po sikur në një marrëdhënie në çift vetëm ne të duam, ndërsa tjetri jo? Të thuash se gjërat do të ndryshojnë me kalimin e kohës nuk ka kuptim dhe është vetëm një burim dhimbjeje të mëtejshme.
Secili prej nesh ka të drejtë të jetë i dashur. Pra, nëse vetëvlerësimi i ulët na bën të fiksohemi pas atyre që nuk na duan, kjo do të thotë se ndoshta është koha për t’i dhënë fund asaj marrëdhënie dhe të shkojmë të gjejmë lumturinë e vërtetë.
Nuk jemi dashur mjaftueshëm
Nëse nuk na kanë dashur mjaftueshëm si fëmijë, është e mundur që si të rritur të kënaqemi duke jetuar një marrëdhënie emocionalisht të njëanshme në vend që të jemi vetëm.
Kjo mund të çojë në fiksim pas një personi që nuk na do, por që është me ne si shok. Thjesht sepse besojmë se është më mirë se të jesh vetëm.
E idealizojmë shumë personin tjetër
Ndoshta filloi si një histori pa angazhim, por më pas diçka ndryshoi për ne. Ne i lëmë ndjenjat të na pushtojnë dhe na bëjnë të ndihemi të fiksuar pas personit tjetër.
Kjo ndodh sepse ndoshta ne e idealizojmë personin tjetër duke i atribuar atij të gjitha ato karakteristika që mendojmë se janë perfekte për ne. Por e vërteta është se mungon më e rëndësishmja: dashuria e ndërsjellë .
Çfarë duhet bërë? Nuk ka gjasa që gjërat mund të ndryshojnë, veçanërisht nëse situata ka vazhduar për disa kohë.
Gjëja më e mirë për ne është t’i japim fund ‘marrëdhënies’. Do të ndihemi keq, por është vetëm çështje të parashikojmë çfarë do të kishte ndodhur më vonë.
Si të dilni nga kjo situatë
Si të dalim nga një situatë kur jemi të fiksuar pas atyre që nuk na duan? Metodat janë të ndryshme dhe varen shumë nga arsyet që na shtyjnë të ndjejmë një ndjenjë kaq të fortë ndaj atyre që nuk na e kthejnë.
Nëse është një rast sporadik, pa frikë: mund të ndodhë. Sidomos në fillim të një lidhjeje, kur ndjenjat nuk janë ende shumë të qarta dhe pritshmëritë mund të jenë shumë të ndryshme. Në këtë rast, një bisedë urgjente me miqtë mund të jetë e mjaftueshme për të dalë prej saj .
Nëse, nga ana tjetër, është një situatë në të cilën gjendemi shpesh, mund të jetë e nevojshme të bëjmë terapi psikologjike për t’u përpjekur të arrijmë deri në fund dhe të thellohemi në arsyet që na bënë të duam dikë që nuk ia kthen.
Në rastet më ekstreme, obsesioni mund të bëhet një shqetësim dhe të çojë në pasoja më të rënda. Kështu që është gjithmonë mirë të përpiqeni të njiheni plotësisht dhe të kuptoni arsyen e disa ndjenjave dhe sjelljeve.