Gjatë një faze të rritjes ju ndodh që fëmijëve me javë e ndoshta edhe me muaj u lexoni të njëjtin tregim.
Edhe fëmija, edhe ju do ta mësoni përmendsh, do të mërziteni, si dhe do të habiteni se si nga mbrëmja në mbrëmje kjo kënaq fëmijën tuaj.
Dëshirojnë që tregimet t’i mësojnë përmendsh
“Ma lexo përsëri”, është kjo faza kur kalojnë fëmijët parashkollorë dhe është krejt normale. Fëmijët adhurojnë ndjenjën e fuqisë kur kuptojnë se çfarë do të ndodhë në një faqe të caktuar me personazhin e tyre të preferuar nga tregimi.
Marrë parasysh se nuk dinë të lexojnë, mësimi përmendsh është gjëja logjike e ardhshme që ju shkon për shtati. Për ta mbajtur mend, tregimin duhet ta dëgjojnë disa herë rresht. – Janë gjyshet ato që komunikojnë më shumë me fëmijët e ky komunikim është i dobishëm për zhvillimin e fëmijëve.
Roli i tyre është që të kënaqin fëmijët kur kanë nevojë për sigurinë, duke i liruar ata nga frika e përditshme. Prandaj nuk do të ishte keq ta pyetni fëmijën tuaj pse adhuron mu atë tregim, ngase do të merrnit një përgjigje shumë interesante.