Pse është e rrezikshme mbajtja e thonjëve artificial?

0
340

Ekspertët e lëkurës kanë paralajmëruar se thonjët tuaj që rritet nën ata që i mbani me xhel, pra thonjtë artificial, mund të shkaktojnë infeksione të rënda.

Bakteret mund të strehohen në lëkurë dhe thonjtë tuaj do të marrin ngjyrë blu, të gjelbërt apo edhe të zinj.

E sipas ekspertëve, nëse kjo gjë ndodh, atëherë e vetmja kurë është heqja e thonjve plotësisht, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tyre, problemi mund të shmanget duke përdorur pajisje të dezinfektuara dhe duke hequr rregullisht thonjtë artificial.

Zona e problemit duhet gjithashtu të mbahet e thatë derisa të shërohet siç duhet.

Por, sipas ekspertëve, infeksione të tilla mund të ndodhin edhe te njerëzit me thonjë natyral.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here