Pini kafenë në mëngjes dhe e kapni veten mat duke numëruar sa lugë sheqer keni hedhur? Dilni nga shtëpia me çelësat e makinës në dorë dhe harroni se ku keni parkuar një natë përpara? Shembujt e harresës janë të shumtë, por një studim i ri tregon se harresa ka lidhje me kafeinën, gjë që mund të ndihmojë njerëzit në përmirësimin e kujtesës teksa vitet ikin.
Studiuesit e University of Tsukuba në Japoni thonë se kanë analizuar Trigonellinën (TG), një alkaloid bimor i gjetur në kafe që ndikon direkt te kujtesa. Eksperimentimi u bë fillimisht te minjtë, ku një masë prej tyre iu dha që të gëlltisnin TG për 30 ditë dhe u konstatua se minjtë patën përmirësim të ndjeshëm në kujtesë gjatë testit klinik.
Pse duhet të pini më shumë kafe, nëse harroni shpejt
Minjtë u vendosën në një vaskë me ujë të turbullt dhe gjurmimi gjatë testit u bë për të parë sesa ata do të kujtonin rrugën për të dalë në sipërfaqe të ujit duke notuar.
Gjatë ekzaminimit të minjve, studiuesit thonë se ata i kishin ndarë ata në grupe: minj që kishin gëlltitur TG dhe ata që nuk kishin gëlltitur asgjë.
Për të përforcuar rolin e kafesë në forcimin e kujtesës, një raport i publikuar në revistën Annals of Internal Medicine përcaktoi se burrat dhe gratë që pinin nga 1.5 deri në 3.5 filxhanë kafe çdo ditë kishin deri në 30% më pak shanse të vdisnin nga ndonjë sëmundje.
Pse duhet të pini më shumë kafe, nëse harroni shpejt
Për njerëzit që kanë probleme me zemrën, diabetin, Alzhaimerin apo të tjera sëmundje të rënda, konsulta me mjekun është ajo që u duhet.
Pra, ne nuk mund t’ju themi tani që ta teproni me filxhanët e kafesë, por nëse keni probleme me harresën, shtoni nga pak dozat e kafeinës që sipas studimeve thuhet se e forcojnë kujtesën.