Në dashuri si në punë, ka nga ata që ia dalin mirë gjithmonë dhe nga ata që gjithçka u shkon mbrapsht.
Ju bini në dashuri sistematikisht me të njëjtin tip mashkulli? Në punë hasni përditë të njëjtat konflikte? Ju e lini partnerin e radhës për të njëjtat arsye? Në jetë ju duket se jeni e “abonuar” me të njëjtat gabime dhe se po rishikoni pa pushim të njëjtin skenar? Ju po përjetoni atë që psikiatri Jean Cottraux e quan “skenar i përsëritur”.
Kjo do të thotë se disa persona përjetojnë çdo ditë të njëjtat histori, si në jetën profesionale ashtu edhe në atë sentimentale. Ata arrijnë të kenë ndjenjën e të qenit të burgosur në një situatë të përcaktuar mirë dhe, për këtë arsye, e kanë të pamundur të ndryshojnë fundin – shpjegon psikiatri.
Të pafat? Jo aspak. Skenari i kësaj historie është personaliteti juaj.
“Një jetë që rrotullohet gjithnjë në të njëjtën pikë – kështu lindin interpretimet e gabuara dhe gabimet katastrofike, në raport me stilin e personalitetit,” – vijon psikiatri.
Për shembull, një person që në çdo situatë mban të njëjtin qëndrim. Ky është edhe rasti i disa perfeksionistëve që mund të dështojnë nga ana profesionale.
“Në vend që të ndihen të vlerësuar me një promovim, ata zhyten në ankth, duke menduar se nuk do t’ia dalin.”
Prandaj, ndryshoni sjelljen – vendosni në vend një strategji të vërtetë ndryshimi.













































